Google ADS

Zhduket një vajzë në Prishtinë, ka varësi nga droga dhe probleme psikike

10:21 | 23 Maj 2022
A. B.

Një vajzë nga Prishtina ka katër ditë që është zhdukur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nëna e saj e ka raportuar raportuar rastin ku ka njoftuar se e bija ka dalur nga shtëpia më 19 maj dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, shkruan arbresh.info

“Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike” thuhet në raport.

Prishtinë, 19.05.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme