Koreja Veriore raportoi se më shumë se 186 mijë raste me simptoma të etheve janë raportuar në 24 orët e fundit dhe se një person ka humbur jetën në vazhdën e epidemisë së parë të njohur të Covida-19 në vend, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, sipas Reuters.
Nuk ka të dhëna nëse pacientët ishin pozitivë me koronavirus, pasi Koreja Veriore ka mungesë të testeve për Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Rritja e infeksioneve me koronavirus, e njoftuar javën e kaluar, ka ngritur shqetësime për mungesën e vaksinave, mungesën e infrastrukturës mjekësore dhe mungesën e mundshme ushqimore në vendin me rreth 25 milionë banorë, i cili ka refuzuar ndihmën e huaj dhe ka mbajtur kufijtë e tij të mbyllur.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të dielën se kufizimet ndaj Covid mund të luajnë një rol në dështimin e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur ofertës për bisedime diplomatike.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili po viziton Korenë e Jugut, i ka ofruar vaksina dhe teste Phenianit.
Biden udhëton në Japoni të dielën si pjesë e vizitës së tij të parë presidenciale në Azi./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...