Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, bashkë më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më zv.Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi, kanë vizituar Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqatën humanitare “Peja”, shkollën shqipe “Alba Life”, në Nju York, si dhe ka bërë homazhe edhe tek varri i tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyçi.
Në vizitën e përbashkët në Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, ministri Latifi, që është edhe anëtar i saj, veçoi 110 vjetorin e themelimit të Vatrës mbarëshqiptare e paraprirë nga “Dielli” e “Kombi”, që i dhanë shqiptarëve në SHBA, e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi.
Ai tha se VATRA gjithmonë ka qenë dhe është shtylla kryesore e lobimit dhe organizimit të shtetndërtimit shqiptar, e cila jehon ende nga arritjet madhështore që janë arritur nga organizimi i aktiviteteve te saj.
Ministri Latifi i ftoi shqiptarët në SHBA për bashkëpunim në synimin e tij madhor për transformimin e shëndetësisë së Kosovës.
Edhe me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, ministri Latifi, kërkoj bashkëpunim gjithashtu, në ato fusha që mund të ndikojnë në përmirësimin e sistemin shëndetësor të Kosovës.
Kurse në vizitën e tij në shkollën shqipe “Alba Life”, ministri Latifi tha se këta janë nxënësit tanë të cilët në të ardhmen duke mësuar gjuhën shqipe do të jenë më të lidhur dhe më bashkëpunues me atdheun.
Ai theksoi se “gjuha shqipe është ashti i kombit, gjuhë që na bashkon të gjithëve”.
Kurse në homazhet për vëllezërit Bytyçi, ministri Latifi kujtoi dëshmorët e kombit dhe heronjtë që nuk vdesin kurrë, të cilët lanë gjithçka në Amerikë dhe iu përgjigjën kushtrimit për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /arbresh.info/
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...