Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një postim me të cilin thumboi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti bëri një vizitë në varrin e Faik Konicës në Boston të SHBA-së, por në fakt eshtrat e Konicës ka 27 vjet që janë kthyer në Shqipëri.
Hoti ka postuar një foto të ish-presidentit Ibrahim Rugova i cili së bashku me Bujar Bukoshin kishin qenë prezent në ceremoninë e kthimit të eshtrave të ish-publicistit të njohur shqiptar.
“Presidenti Rugova dhe Kryeministri Bukoshi në ceremoninë e kthimit të eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri”, shkruan Hoti në postimin e tij.
Kurti vizitoi në Boston vendin ku ishte varrosur Faik Konica dhe varrin e Fan Nolit. Aty ai ishte së bashku me disa veprimtarë të lëvizjes shqiptare “Vatra”.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele