Mallorca ka arritur t’i shpëtojë rënies në La Liga 2, pas fitores 2-0 si mysafir i Osasunas në xhiron e fundit (38) në La Liga.
Në 45 minutat e parë, të dy skuadrat kishin shanset e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin ato me gol.
Në pjesën e dytë, Mallorca ishte e vendosur që ta fitonte këtë duel dhe golin e parë e shënoi në minutën e 47-të përmes Angel, me Vedat Muriqin që ishte asistuesi.
Derisa ndeshja po shkonte në minutat e fundit të takimit, Clement Grenier (83’) ia doli të shënonte për 2-0, duke e bërë fitoren e tyre sa më komode.
Mallorca e përfundon këtë edicion në vendin e 16-të me 39 pikë, aq sa ka edhe Cadizi, që është në 17-in, derisa Granda, Levante dhe Alaves, kanë rënë në La Liga 2.
Kujtojmë se Muriqi është në huazim te Mallorca nga Lazio deri në fund të këtij sezoni, ndërsa gjatë kësaj periudhe huazimi nga janari, ai realizoi pesë gola dhe tri asistime.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...