Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Wolves me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së fundit në Ligën Premier, por ky triumf nuk i ka mjaftuar për titullin kampion.
Pedro Neto i mysafirëve hapi ndeshjen në minutën e tretë, duke i befasuar Liverpoolin.
Liverpooli në anën tjetër tentoi dy herë me Luiz Diaz dhe Naby Keita, por nuk kishin fat.
Por ishte Sadio Mane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me barazim.
Wolves ka mundur ta kthejë epërsinë, por Hee-Chan Hwang nuk arriti të shënojë, pasi Alisson priti goditjen e tij.
Liverpooli e nisi furishëm pjesën e dytë, kur Sadio Mane shënoi në minutën e 51-të, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 83-të ishte rasti më i mirë për Liverpoolin në këtë pjesë lojë, por goditja e Luiz Diaz u bllokua nga mbrojtja mysafire.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli I shumëpritur në Anfield.
Mohamed Salah që ishte future në lojë në pjesën e dytë arriti të shënojë në minutën e 84-të për 2-1.
Në fund Liverpooli shënoi edhe një herë me Andrew Robertson në kohën shtesë për 3-1.
Liverpooli nda Wolves mori fitoren e 28-të në këtë kampionat.
Liverpooli e mbyll si nënkampion i Anglisë me 92 pikë, vetëm një më pak se Man City.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...