Eni e Genci zbulojnë gjininë e foshnjës në këngën e re

18:14 | 22 Maj 2022
A. B.

Genc Prelvulaj dhe Eni Koci janë ndër çiftet më të njohura shqiptare dhe dyshja po shijojnë një romancë prej vitesh.

Dyshja sot kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor “Ama”, shkruan arbresh.info

Ata përmes këtij projekti kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po e presin.

Me një ambient tejet të dekoruar, dhe shumë emocione ata pritet të bëhen prindër të një vajze.

Ndërkohë, së fundmi çifti kanë befasuar fansat e tyre me lajmin se ata janë të martuar zyrtarisht që nga viti 2019.

Sidoqoftë, Eni dhe Genci jetojnë bashkë që një kohë të gjatë mes Kosovës dhe Shqipërisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme