Google ADS

Dallku i lumtur që me Dukagjinin i iku barazhit: Thyem traditën për të mirë

17:41 | 22 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar pa golanë stadiumin “Liman Gegaj”, duke bërë që Dukagjini t’i shmanget barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.

Armend Dallku është shfaqur i lumtur pas ndeshjes pasi siguroi qëndrimin në Superligë edhe për një vit tjetër.

“Normalisht jam i lumtur jashtëzakonisht shumë. Ishim përgatitur që ta kapim kundërshtarin në kundërsulm dhe patëm disa raste. Pas shumë kohësh e kemi thyer traditën”.

“Katër herë skuadra ka luajtur në barazh, por ne jemi kujdesur që të mos ndodh një gjë e tillë. Kemi pasur dëshirë të përfundojmë më lartë në tabelë. I falënderoj të gjithë për rrugëtimin tonë të mundimshëm. Më në fund ia arritëm që të mbijetojmë në Superligë”.

“Me rëndësi është për ne, për gjithë stafin, që e arritëm objektivin tone”, ka thënë Armend Dallku.

Në fund Dallku ka thënë se lëndimet dhe kartonët e kuq bën që në dy fazat e para, afër 18 ndeshje të mos kenë luajtur me një formacion të njëjtë.

Ai falënderoi drejtorin dhe shefin e klubit, Fabian Veselin, i cili I ka mbështetur vazhdimisht në këtë rrugëtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme