Drenica ka shënuar fitore ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së fundit të BKT Superligës së Kosovës.
Kuqezinjtë pritnin fitore në këtë takim, pasi luanin kundër skuadrës së fundit në renditje, që ishte dorëzuar kohë më parë në luftën për mbijetesë.
Osman Mëziu shënoi në fundin e pjesës së parë për 1-0.
Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë kishin më shumë nga loja, duke shënuar golin e dytë në minutën e 56-të me Kreshnik Ukën.
Goli i tretë erdhi në minutën e 62-të, kur Uka asistoi te Armend Abazin që shënoi për 3-0.
Por Sokol Kiqina hapin ndeshjen menjëherë pas një minute me një goditje të bukur nga distance.
Në minutën e 75-të Feronikeli shënoi edhe njëherë me Ardi Qorrin, I cili po ashtu shënoi gol të bukur.
Drenica me këtë fitore siguron elitën, ndërsa Feronikeli pas shumë vitesh lavdi do të kthehet në Lign e parë.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...