Qeveria ukrainase përsëriti qëndrimin e saj se nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Rusinë që përfshin mundësinë e heqjes dorë nga një pjesë e territorit të vendit.
Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhaylo Podolyak deklaroi se Kievi nuk do të ndjekë thirrjet në Perëndim për një armëpushim urgjent që përfshinte mundësinë që forcat ruse të mbeten në territorin që ata pushtojnë në jug dhe në lindje të vendit.
Ai tha se bërja e lëshimeve do të krijonte mundësinë që Moska të fillonte një ofensivë edhe më të madhe e të përgjakshme në plan afatgjatë.
Komentet e tij vijnë ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për të rrethuar forcat ukrainase që mbrojnë qytetin lindor të Severodonetsk./A2CNN/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...