Ish-kryeministri Sali Berisha teksa votoi sot për të zgjedhur kreun e ri të PD u shpreh se ky proces është historik për të gjithë shqiptarët.
I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës së Apelit që mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha se nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.
Berisha: Ju lutem të marrin pjese të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD por për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit te tyre te lire, sipas ndergjiegjes së tyre për kandidatin që duan.
Thashë se është historik sepse është një proces që finalizon truimfin e vullnetit të anetarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse zhvillohet paralel nga një proces mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit.
Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin te vullnetit dhe votes se lire se shqiptarëve.
Sot në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndal këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...