Sot zhvillohet finalja e parë: Ylli – Trepça

11:37 | 22 Maj 2022
KRG

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e finales në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Në kuadër të “Play Off”-it do të përballën Golden Eagle Ylli dhe Trepça, shkruan arbresh.info.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” e cila  gjendet në Suharekë në ora 17:30.

Ylli ka arritur që në gjysmëfinale ta mposht Sigal Prishtinën me seri 3:0, ndërsa Trepça mposhti Pejën 3:1.

Mitorvicasit synojnë titullin pas dhjetë vjetëve, ndërsa skuadra nga Suhareka  aktualisht është kampione e Kosovës. /arbresh.info/

Të ngjashme