Vushtrria fiton pas penalltive ndaj Lirisë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë

18:08 | 21 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Ndeshja e barazhit mes Lirisë dhe Vushrrisë doli të jetë shumë interesante, ku vetëm pas penalltive fitues dolën vushtrriasit.

Skuadra e Lirisë shënoi që në minutën e dytë, por goli u anulua. Altin Aliu gjeti rrjetën por goli u anulua më pas, pasi pozita jashtë loje u konfirmua nga sistemi VAR.

Rast për shënim pati edhe Labinot Osmani i Vushtrrisë në minutën e pestë, pro as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e fundit të kësaj pjesëloje, mbrojtësi Ismet Caka i Vushtrrisë në tentim për ta larguar topin e harkuar nga Viktor Kuka i Lirisë, luajti me dorë brenda zonës.

Gjyqtari Visar Kastrati pasi u konsultua me sistemin VAR dhe dha penallti.

Pas pesë minutash vonesë, sulmuesi Liridon Fetahaj, ishte i saktë duke e mposhtur portierin e Vushtrrisë, Petrit Tahiri për 1-0.

Por Vushtrria nuk u dorëzua dhe fitoi penallti në minutën e 53-të.

Diellor Beseni shkaktoi penalltinë pasi preku topin me dorë brenda zonës dhe fjyqtari Kastrati dha penallti sërish me sistemin VAR.

Labinot Osmani barazoi rezultatin për skuadrën e Vushtrrisë në 1-1.

Gola në kohën e rregullt më nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Vushtrria arriti ta shënojë një gol në vazhdime nëpërmjet Leart Eminit, por goli i tij u anulua.

Emini shënoi në minutën e 107-të, por gjyqtari kryesor Visar Kastrati e anuloi atë pas rishikimit të VAR-it, pasi në mbrojtësin e Lirisë, Visar Berishën, u shkaktua faull paraprakisht.

Pas penalltive Vushtrria arriti të shënojë pesë herë, ndërsa Liria gaboi penalltinë me Viktor Kukën.

Vushtrria do të luajë me vendin e tetë që vjen nga Superliga e Kosovës, e që do të mësohet të dielën në xhiron e fundit.

Inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës në futboll nga Liga e Parë e kanë siguruar Trepça ’89 dhe Ferizaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme