Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka ofruar Koresë së Veriut vaksina kundër coronavirusit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, tha ai sot në Seul pas takimit me homologun e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.
Ai tha se “jam i gatshëm të takohem me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un nëse tregon interes për bisedime serioze”.
Për të pestën ditë me radhë, Koreja e Veriut raportoi më shumë se 200 mijë pacientë të rinj me simptoma të etheve.
Për ata që nuk janë rëndë të sëmurë, gazetat që sponsorohen nga partia në pushtet, rekomandojnë barnat si çaj prej xhenxhefili ose pije prej shelgjeve. Këto ilaçe ndryshe sipas verikoreanëve ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve – megjithatë nuk janë efektive kundër coronavirusit.
Madje disa media tjera u kanë rekomanduar edhe përdorimin e ujit me kripë
Ndryshe, numri i të infektuarve ka shkuar në tre milionë, e qytetarët nuk janë të vaksinuar.
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme