Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos shprehet se vendi që merr avionët F-35 do të jetë ai që sundon Egjeun. Duke folur në një televizon grek, Diakopoulos shpreh shqetësimin në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre.
“Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe. Për fat tani për tani nuk i marrin dot, ndërsa ne pritet t’i marrim rreth vitit 2027-2028”, tha ai duke theksuar se mbrojtja është një sektor që kërkon shumë shpenzime, raporton abcnews.al.
“Mbrojtja është e shtrenjtë dhe kërkon shumë shpenzime me këtë fqinj agresiv që kemi. Turqia është një shtet që di vetëm të kërcënojë dhe jo të ndikojë butë”, tha ai. /abcnews.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?