Shtohet numri i skuadrave që duan transferimin e Kastriot Imerit

16:08 | 21 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Kastriot Imeri është njëri nga futbollistët më të talentuar në Zvicër dhe largimi i tij këtë verë nga Servette duket mëse i sigurt.

Mesfushori ofensivë nga Kosova me pasaportë zvicerane ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollit në Zvicër.

Imeri ka qenë autor i 11 golave si dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e klubit nga Geneva.

Servette refuzoi në janar dy oferta të rëndësishme nga tre milionë euro nga Genoa e Nice, duke e mbajtur në radhët e veta Imerin, por në verë një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Gjiganti belg, Club Brugge është skuadra e radhës që po kërkon transferimin e ferizajasit.

Mediat belge kanë raportuar se Imeri pëlqehet shumë nga Club Brugge me 18 herë kampionët e Belgjikës që janë gati të nisin një ofertë në drejtim të Servettes.

Gjithsesi për zikaltërtit nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruajnë me reprezentuesin e Zvicrës, pasi gara për të është e fortë.

Eintracht Frankfurt, Torino, Feyenoord Roterdam, Nice dhe Fiorentina gjithashtu janë në kërkim të tij.

Nga ana tjetër Servette është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por po kërkon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme