Lufta në Ukrainë po i bën prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë. “Deutsche Welle” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend në sektorin energjetik.
Në këtë kontekst po merr jetë edhe projekti strategjik për shndërrimin e Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor, dhe në Europë si edhe për diversifikimin e tregut të gazit në rajon.
Bashkëpunimi mes kompanisë amerikano-bullgare Overgas dhe kompanisë shtetërore Albgas do të fokusohet në realizimin e një korridori të ri të kalimit të gazit natyror të lëngshëm nga porti i Vlorës drejt Ballkanit Perëndimor dhe Europës.
Projekti, që do të realizohet për këtë qëllim, parashikon ndërtimin në gjirin e Vlorës të një terminali të ri lundrues për importin, magazinimin dhe rigazifikimin e gazit natyror të lëngshëm, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz të TEC-it ekzistues në Vlorë. Nëpërmjet një tubacioni të ri, Vlorë-Fier, që do të ndërtohet do të bëhet i mundur transporti i sasive të gazit drejt gazsjellësit Trans-Adriatik, që ka një rol kyꞔ në sigurinë energjetike të BE dhe pavarësinë e tij nga gazi rus.
I shtrirë në 878 km, tubacioni fillon në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, përshkon Greqinë e Veriut, kalon në Shqipëri dhe përmes detit Adriatik hyn në jug të Italisë, ku lidhet me rrjetin italian të gazit. Që nga Nëntori i vitit të kaluar kur ky projekt nisi janë transportuar 10 miliardë metra kub gaz ton në vit nga Azerbajxhani drejt Europës. Por Shqipëria nuk merr dot gaz nga TAP për nevojat e qytetarëve, sepse mungon infrastruktra e tubacioneve që sipas ekspertëve ka kosto të lartë në ndërtim.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...