Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se në tarifën e lirë nuk do të ketë asnjë intervenim, por vetëm në tarifën e lartë.
Mes tjerash, Bekteshi potencoi se për çmimin përfundimtar për bllok do të dihet pasi të vendoset se me çfarë çmimi EMV-ja do të mbulojë nevojat e EVN-Home për amvisëritë, ndërmarrjet e vogla dhe mikro.
“Nuk do të ketë ndryshim në pjesën e tarifës së lirë nga ora 22:00 – 07:00, do të ketë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë. Modeli i ri tarifor nga TEC është finalizuar. Duhet të vendoset vetëm nga qeveria për sa i përket çmimit të EMV-së që do t’i japë EVN Home-it siç bëjmë dy herë në vit. Vitin e kaluar vendosëm që do të ishte 41 euro, tani po bëhen analizat në EMV. Kur të vendoset se me çfarë çmimi EMV do të mbulojë nevojat e EVN Home për amvisëri dhe ndërmarrje të vogla dhe mikro, atëherë do të dimë se cili do të jetë çmimi përfundimtar për bllok”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Mes tjerash, siç bëri të ditur ministri Bekteshi, në tregun e rregulluar, përveç amvisërive, bëjnë pjesë edhe kompanitë mikro dhe të vogla, të cilët nuk e tejkalojnë numrin mbi 50 të punësuar, dhe të ardhura nën 2 milionë euro në vitin paraprak.
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...