Ministria e Punëve të Jashtme ka falënderuar ministrat që e përmendën sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave dhe që shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Këshilli i Evropës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino të Italis. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KE-së”, ka shkruar MPJ në një komunikatë për media.
MPJ thotë se Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
“Deklaratat gjatë Këshillit të Ministrave sot në Torino/Itali kanë treguar këtë mbështetje për aspiratën tonë. Jemi optimistë dhe shpresojmë se me mbështetjen e shprehur dhe të fortë të partnerëve kryesorë dhe të shumicës së anëtarëve në Këshill, si dhe me ndihmën e anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Kosova do të arrijë te ky synim i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në tërë Evropën”./arbresh.info/
DPM/FM Gërvalla: “The Republic of Kosovo is grateful for the declared support for our efforts to become a full member of the Council of Europe. The statements during the Council of Ministers in Torino/Italy today have shown this support for our aspiration.” pic.twitter.com/qgQqw83ejH
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) May 20, 2022
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...