Polica rajonale e Gjilanit gjatë peridhës kohore 13 deri 19 maj ka shqiptuar plotë 684 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Mosrespektimi i shpejtësisë, tejkalimi në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi pa patentë shofer janë vetëm disa nga kundërvajtjet që çuan deri në shqiptimin e gjobave.
Gjatë kësaj jave, PK ka konfirmuar se ka konfiskuar edhe 12 patentë shofer. Tetë për tejkalim të vijës së plotë dhe tejkalim të kolonës, dy për tejkalim të shpejtësisë dhe një për vozitje nën ndikim të alkoolit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke realizuar aktivitete të shtuara me tolerancë zero për të gjithë pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
NJRKRr Gjilan ka filluar të implementoj Planin Operativ “Motoçikletat – Biçikletat” në rrugët nacionale dhe gajtë kësaj jave ka shqiptuar 10 tiketa dhe ka tërhequr nga komunikacioni rrugor pesë motoçikleta./Arbresh.info
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...