Google ADS

Hykolli: Nuk tërhiqemi deri në realizimin e kërkesave tona

14:34 | 20 Maj 2022
arbresh.info

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat deri në realizimin e tyre.

“Ligji për paga tashmë do të duhej të ishte miratuar, dhe do të duhej të rregullonte sistemin e pagave si duhet. Nuk mund të bëhet Ligji për paga me emër  e mbiemër”, deklaroi Hykolli.

Në emër të punonjësve, ai kërkoi pagë 100 euro shtesë deri në miratimin e këtij ligji.

“Jemi këtë bashkërisht që t’i themi se derisa kjo të ndodhë ne duam rritjen e pagës për 100 euro për të gjithë të punësuarit në Republikën e Kosovës. Të zbatohet sa më parë Ligji për sigurimin shëndetësor.

Qeveria e ka barrën e mjekimit dhe kujdesit për punëtorët. Ne jemi shtylla e këtij vendi, shtylla mbanë kulmin, kur shtyllat shpemben kulmi do të bjerë. Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona deri në arritjen e tyre”, deklaroi Hykolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme