Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit të Venecias të përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow, përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dür dhe Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë.
Në takim, ndër të tjera, u diskutua për reformën në drejtësi, me theks të veçantë procesin e Vetingut dhe rëndësinë e këtij procesi për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Kryetari Konjufca, duke e konsideruar procesin e vetingut si thelbësor për zbatimin e reformës në drejtësi, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vlerësoi kontributin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë