Google ADS

PSG optimist për të ardhmen e Mbappes, teksa pritet vendimi përfundimtar

13:56 | 20 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain janë gjithnjë e më të sigurt se do të jenë në gjendje të mbajnë Kylian Mbappen këtë verë.

Mbappe po i afrohet muajit të fundit të marrëveshjes së tij aktuale dhe prej kohësh ka një marrëveshje verbale me Realin për një transferim të mundshëm këtë verë, megjithëse 23-vjeçari nuk ka bërë kurrë asgjë zyrtare dhe ka theksuar se i duhet kohë për të bërë vendimin e tij final.

90 min raporton se Mbappe ka në plan të komunikojë zgjedhjen e tij me të dyja klubet këtë fundjavë, por ende nuk është e qartë se cilën anë do të zgjedhjë.

Besohet se ai ka rënë dakord për kushtet personale me Realin dhe PSG dhe tani po merr kohë për të analizuar opsionet e tij dhe çfarë mund t’i ofrojnë të dy klubet mbi pagën e tij.

Reali mbetet i bindur, ashtu siç ka qenë prej muajsh, se Mbappe do t’i përzgjedhë. Ata kanë folur me rrethin e francezit për më shumë se një vit dhe besojnë se kanë bërë mjaft për ta bindur atë, por PSG nuk është dorëazuar kurrë.

Kampionët e Ligue 1 kanë shtyrë fort në negociatat me Mbappen dhe besojnë se më në fund kanë bërë një përparim, duke i lënë ata të sigurt se do të fitojnë edhe garën për nënshkrimin e tij.

As Reali dhe as PSG nuk janë të sigurt, megjithatë, me të dy të vetëdijshëm se tjetri ka bërë shumë punë për të siguruar të ardhmen e Mbappes.

Mbappe së fundmi mori çmimin e Lojtarit të Sezonit në Ligue 1 për herët të tretë në karrierën e tij, pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës me 25 gola në 34 ndeshje.

19 asistime e tij ishin gjithashtu mjaft të mira për ta çuar atë në krye të listave të krijuesve, gjashtë përpara bashkëlojtari Lionel Messi dhe Benjamin Borigeaud te Rennes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme