Gjermani, sulmohet një xhami me bojë

13:32 | 20 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Në Kassel të Gjermanisë janë dëmtuar muret e një xhamie duke hedhur qese me bojë nga një person apo persona të paidentifikuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e sulmit me bojë në Qendrën Kulturore Turke të Kasselit dhe Xhaminë Hoca Ahmet Yesevi, u dëmtuan dritaret dhe muret e objektit të faljes dhe të sallës së organizimit.

Kryetari i Bashkimit Turko-Islam Evropian (ATİB), Durmuş Yıldırım, në një deklaratë me shkrim dënoi sulmin në xhami.

“Na vjen keq që nuk ka kaluar pothuajse një ditë pa sulme ndaj faltoreve të muslimanëve. Ftojmë të gjitha shtresat e shoqërisë të jenë më të ndjeshme në këtë drejtim. Ne e dënojmë këtë sulm në mënyrën më të fortë dhe përcjellim ngushëllimet tona më të mira vëllezërve tanë në Kassel. Presim që forcat e sigurisë të identifikojnë autorët dhe të vihen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Yıldırım.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme