Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz në Finlandë duke filluar nga nesër, sipas një deklaratë të kompanisë energjitike Gasum, shkruan The Guardian.
“Pasditen e së premtes 20 maj, Gazprom Export informoi Gasumin se furnizimet me gaz natyror në Finlandë sipas kontratës së furnizimit të Gasum do të ndërpriten të shtunën më 21 maj,” thuhej në deklaratë.
Kompania do të vazhdojë të furnizojë me gaz klientët në Finlandë nga burime të tjera përmes tubacionit Balticconnector.
CEO i Gasum, Mika Wiljanen, u përpoq të siguronte klientët se nuk do të kishin probleme me furnizimet me gaz gjatë muajve të ardhshëm.
“Ne jemi përgatitur për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e furnizimit të gazit, do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt në vijim,” tha CEO i Gasum./abcnews.al/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...