Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se Shqipëria do të ndryshojë kurs, nëse negociatat nuk hapen në qershor.
Në konferencën e përbashkët me me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, kreu i qeverisë tha se kjo ide mbështet edhe nga qytetarët shqiptarë. Sipas tij, shkëputja nga rruga e përbashkët e integrimit me Maqedoninë e Veriut do të bëhet për të shpëtuar nga “kthetrat” e Bullgarisë siç e quajti ai.
“Për pjesën me Maqedoninë, ne jemi në një linjë me KE dhe deri në fund kur të kryhet edhe mbledhja ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Në rast se nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin. E kemi konsultuar edhe me publikun këtu. një shumicë kanë thënë se Shqipëria duhet të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë”, tha ai.
Sakaq, në fjalën e tij Charles Michel u ndal edhe te ideja e anëtarit të asociuar të BE-së të hedhur nga presidenti Macron, të cilën tha se e ka diskutuar dhe me kryeministrin Rama dhe kanë rënë dakord që kjo i hap rrugë një bashkëpunimi më të mirë.
“Unë mora dhe iniciativë që edhe miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë në këtë tryezë. Nga ana tjetër është e rëndësishme që ne të mos presim për vendimin përfundimtar për anëtarësimin, por ju të keni platformën. Ne mendojmë që është gjë e mirë që ne të bisedojmë. Jo që ne të gjejmë një justifikim tjetër, por ti japim një shtysë më të madhe politike. Para disa muajsh ne ishim të gjithë në Suedi dhe shkëmbyen ide me njëri tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësisshme është që të përfshijmë në nivel politik të gjithë udhëheqësit. Një ide që është shumë pranë e anëtarëve të asociuar. Ne dëshirojmë të kemi formatet e duhura”, tha ai.
Idenë e anëtarit të asociuar të BE, kryeministri e cilësoi shumë të rëndësishme, që siç thotë ai krijohet një komunitet i ri politik evropian.
“Ideja e anëtarit të asociuar të BE është një ide që po merr më shumë mbështetje. Unë e kam ndjekur dhe e mbështes plotësisht vizionin e presidentit të Francës. Një komunitet i ri politik evropian, edhe vendet e tjera të jenë të përfshira. Ne jemi shumë më afër BE. Nëse do të vija dita që do të jemi anëtar të asociuar të BE i jep fund të gjitha spekulimeve. Kjo është fantastike”, tha Rama./abcnews.al/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...