Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.
Sipas policisë, të njëjtit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Koshuticë, Leposaviq, 19.05.2022-19:55. Njësitet policore kanë ndalur të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë me veturën e tij, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat e cekura, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e RKS-së. Gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...