Gratë që përqafojnë burrat e tyre kanë më pak stres dhe janë më të shëndetshme

11:24 | 20 Maj 2022
Trina Galanxhi

Gratë që u udhëzuan të përqafojnë partnerin e tyre përpara se të kalonin një provë stresuese kishin përgjigjje më të ulët ndaj stresit, krahasuar me gratë që nuk përqafuan burrat e tyre.

Shkencëtart nga Gjermania kanë gjetur se prekja social mund të mbrojë nga stresi, transmeton portal arbresh.info

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se masazhet, përqafimet e kombinuara me mbajtjen e duarve dhe përqafimet e kombinuara me komunikimin e dashur mund të zvogëlojnë shenjat e stresit tek gratë.

Megjithatë, pak studime i kanë hetuar këto efekte te meshkujt dhe as nuk i kanë hulumtuar efektet e përqafimeve të shkurtra.

Gresa Berretz nga Universiteti Ruhr, Bochum dhe kolegët e saj kanë analizuar marrëdhëniet romatike të 76 personave.

Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një testi nxitës të stresit, në të cilin iu kërkua të mbanin njërën dorë në një banjë me ujë akulli për tre minuta, ndërsa vëzhgoheshin dhe mbanin kontaktin me sy me një aparat fotografik. Para këtij testi, gjysma e çifteve u udhëzuan të përqafoheshin dhe të tjerët nuk u përqafuan.

Studiuesit matën tregues të ndryshëm të stresit, duke përfshirë nivelet e kortizolit të pështymës së pjesëmarrësve, para dhe pas eksperimentit.

Analiza statistikore zbuloi se gratë që përqafuan partnerin e tyre kishin një përgjigje më të ulët të kortizolit ndaj testit të stresit sesa gratë që nuk e përqafuan partnerin e tyre.

Masat e tjera të stresit duke përfshirë ndryshimet në presionin e gjakut dhe gjendjen emocionale nuk treguan ndonjë lidhje me përqafimin e partnerit.

Studimet sugjerojnë se përqafimi i shkurtër i partnerit mund të zvogëlojë më pas reagimin e kortizolit për gratë që përballen me situata stresuese sociale, të tilla si provimet e shkollës, intervistat për punë ose prezantimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme