Sot në kazermën e Komandës së Doktrinës në Ferizaj, janë betuar ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Numri i ushtarëve te rinjë të cilët tashmë kanë përfunduar trajnimin bazik te ushtrisë është 257.
Në ceremoninë e betimit ishin prezentë krerë të ndryshëm shtetërore, në veçanti presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Osmani gjatë fjalimit të saj para rekrutëve të rinj, theksoi që kjo na bënë nderë dhe krenarë që vajzat dhe djemtë e rinjë të shtetit të Kosovës kanë zgjedhur ushtrinë ta kenë si profesion.
LEXO EDHE Mehaj përmend UÇK-në e Adem Jasharin krahas aspiratave për anëtarësim në NATO
Gjithashtu prezent ishte edhe Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zevëndëskryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendës komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi dhe shumë gjeneral të ndryshëm të cilët janë pjesë e ushtrisë së KFOR-it shkruan arbresh.info.
LEXO EDHE Osmani: Ushtrinë do ta përgatisim dhe rrisim sa më shumë
Betimin sot e kanë dhënë 248 meshkuj dhe nëntë femra, ndërsa nga radhët e komuniteteve jo shumicë në ketë grup nuk ka pasur.
Programi i stervitjës ushtarake ka zgjatur nënte javë ku ka filluar me 21 mars dhe ka përfunduar sot me 20 maj.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe, ushtarët e rinj janë sfiduar me rregullat strikte dhe me jetën ushtarake, të cilat po ashtu janë ndër kushtet kryesore për tu bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...