Google ADS

Pogba shokon Man United, kishte pranuar oferën e Man City-t

09:56 | 20 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori në largim i Manchester United, Paul Pogba kishte pranuar ofertën në parim të Manchester Cityt.

“The Times” raporton se Pogba ra dakord me kushtet personale me City-n për një transferim të mundshëm pa pagesë këtë verë, përpara se të tërhiqej nga lëvizja për shkak të shqetësimeve rreht reagimit të ashpër që do të merrte nga mbështetësit e United.

Thuhet se ai ka ndjerë se jeta e tij në Manchester do të bëhej e ‘padurueshme’ për shkak të reagimeve negative që do të shkaktonte nga pjesa e kuqe e qytetit.

Carlos Tevez ishte lojtari i fundit i profilit të lartë që bëri një lëvizje të tillë, duke shkëmbyer United për City-n në vitin 2099 dhe duke u bërë një zuzar i menjëhershëm në Old Trafford.

Pogba nuk dëshiron të ndezë polemika të ngjashme, megjithatë, që do të thotë se ai vendosi të aktivizojë kalimin e tij të rënë dakord në Etihad dhe të informojë Pep Guadiolan se në vend të kësaj ai do të lëvizte jashtë vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme