Klubi italian, Interi do ta shtyjë Chelsean që ta lirojë sulmuesin Romelu Lukaku në formë huazimi pas përfundimit të këtij sezoni.
Interi nuk ka fuqinë shpenzuese për të blerë Lukakun në mënyrë të përhershme.
Në vend të kësaj, gjigantët italianë do të mund t’i japin Lukakut vetëm një transferim huazimi këtë verë.
Është gazetari italian, Guido De Carolis, i cili ka konfirmuar se Nerazzurrët po bëjnë presion për huazimin e lojtarit.
“Lukaku mund të kthehet në Inter vetëm në formë huazimi. Nerazzurrët nuk mund ta blejnë atë, por ai mund të kthehet në huazim”.
“Kjo varet nga Chelsea dhe Tuchel. Lukaku nuk dëshiron të qëndrojë me këtë trajner”, ka thënë De Carolis.
De Karolis këmbëngul se marrëveshja e huazimit mund të ndodhë pasi Lukaku është i etur për një rikthim në Inter.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën