Google ADS

Reagimi i portierit shqiptar, Diant Ramaj pasi fitoi Ligën e Evropës me Eintracht Frankfurtin

08:41 | 20 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj ishte pjesë e skuadrës fituese të Ligës së Evropës me gjermanët e Eintracht Frankfurtin.

Eintracht Frankfurti fitoi trofeun e Ligës së Evropës për edicionin 2021/22 pasi mposhti në finale Rangers me penallti (5-4), me lojën e rregullt dhe vazhdimet që u mbyllen baras 1-1.

Pjesë e ekipit gjerman ishte edhe portieri shqiptar, 20-vjeçari Diant Ramaj, i cili këtë sezon ka debutuar në Bundesliga, por jo edhe në Ligën e Evopës.

Megjithatë, Ramaj u pa i lumtur pas triumfit të Eintracht në Ligën e Evropës, ku pozoi pas ndeshjes me trofeun dhe reagoi në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diant Ramaj (@diant_ramaj)

“E pabesueshme!!!!! Fitues i Ligës së Evropës 2022…”, ka shkruar Ramaj në llogarinë e tij private në Instagram.

Ndryshe, Ramaj ka mbrojtur portën për ekipet e moshave të Gjermanisë, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit U20.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme