Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se e ka kthyer rajonin lindor të Donbasit në “ferr”, ndërsa luftimet intensive atje vazhdojnë.
Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, ai tha se forcat ruse kishin rrafshuar rajonin. “Ka sulme të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet e Ukrainës qendrore. Donbasi është shkatërruar plotësisht”, tha ai.
“E gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë”, shtoi Zelensky.
“Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur. Shkatërrohen sa më shumë shtëpi, objekte sociale dhe ndërmarrje”, tha udhëheqësi ukrainas.
Të enjten, ministria e mbrojtjes e Ukrainës akuzoi Rusinë për intensifikimin e sulmeve të saj në Donbas dhe parandalimin e largimit të civilëve./arbresh.info/
Shqipëria mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur
Haradinaj në Pentagon: Argumentova nevojën për anëtarësim të...
Aeroporti i Zelandës së Re vendos afat kohor për përqafimet
Trepça të gjitha të hyrat e biletave për ndeshjen evropiane ...
Presidentja e KE-së Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me ...
Rey Manaj në formacionin e javës në Turqi