Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se pamjet e fëmijëve të komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë në festën e abetares në Pejë, ishin të rënda, i dënon dhe se në shkollat tona nuk duhet të ketë vend për diferencime të çfarëdo lloji.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai u shpreh se është në pritje të raportit të inspektoratit të arsimit që do ta paraqesë ngjarjen reale, megjithëse shtoi se mësuesen e nxënësve në fjale e njeh dhe e vlerësoi që kujdeset për edukimin e komuniteteve.
“Nuk dua ta mbroj e as ta gjykoj, por ajo shkolle ka një numër të madh të komuniteteve dhe ka pasur kohë pas kohe tendenca, me qëllim ose pa qëllim, ose iniciativa, për çka kemi reaguar. Ne vitin e kaluar kemi intervenuar që një klasë të mos jetë e përbërë nga mbi 80% të nxënësve të komuniteteve. Kjo mund të ketë qenë edhe e rastësishme, por s’kemi lejuar që përqindja e komuniteteve të jetë më e madhe vetëm në një klasë”.
Krasniqi po ashtu vlerësoi që shpjegimi i drejtorit të shkollës për festën e abetares ishte pak i paqëndrueshëm, por pavarësisht gjithçkaje tha se fëmijët nuk duhej të ishin vendosur prapa rrjetave sepse kishte vende tjera të lira.
“Kjo situatë e ka vëmendjen tonë shumë të madhe, edhe si qeveri, që të mos tolerojmë askund në Kosovë raste të tilla”, përfundoi ministri Krasniqi.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin