Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar masakrën në burgun e Dubravës që ka ndodhur para 23-vjetëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se Dubrava është një nga ngjarjet më të zymta të gjysmës së dytë të shekullit.
“Ne iu referohemi dëshmive të burgosurve, librit të Enver Dugollit, rrëfimeve të Liburn Aliut, Nait Hasanit dhe sa e sa të tjerëve. Ai burg duhet të ruhej si vendngjarja e një krimi të jashtëzakonshëm. Nuk duhet të zhdukeshin gjurmët e fishekëve të çdo lloji nëpër muret e burgut. Gjithçka ndodhi në atë ngjarje. Ashtu siç përshkruhet në librin e Enver Dugollit, “Qarku i pambyllur i burgjeve”, vdekja rrinte pezull mbi njerëzit, vdekja shtrihej anash të gjallëve, vdekja pritej të vinte nga qielli”.
“Dubrava është dëshmia më makabre e një pushtuesi që e ndjen se po merr fund. Ai vret me çdo mjet, dhe shtie mbi cilindo, qoftë edhe mbi të burgosurit krejt të pambrojtur. Kemi lexuar fakte të tilla në historinë botërore. Historia nuk do të ndalet së prodhuari tmerre të tilla. Fatkeqësisht do të dëgjojmë shumë shpejt për bëmat ruse në agresionin ndaj Ukrainës”, shkruan Kurti./arbresh.info
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore