Putini nuk “lëshon pe”, të paktën 12 viktima nga bombardimet ruse

20:53 | 19 Maj 2022
KRG

Të paktën 12 civilë u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, njoftoi në Tekegram Sergei Gaydayi, guvernatori ukrainas i rajonit të Luhanskut.

“Rusët filluan të bombardojnë qendrën rajonale në mëngjes. Bombardimet  po vazhdojnë”, tha Gaidai në Telegram.

Qyteti është pothuajse i rrethuar nga forcat ruse.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm pretendon se ushtria ukrainase kishte regjistruar fitime territoriale në zonën përreth Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend.

Trupat ukrainase çliruan fshatin Dementievka, pranë kufirit me Rusinë, duke përparuar në pjesën veriore të rajonit.

Luftimet po vazhdojnë në fshatin Dovchenke, rreth 25 km nga Slovyansk, në Ukrainën lindore. Luftime të ashpra janë raportuar gjithashtu rreth qyteteve Lyman, Bakhmut, Avdivka dhe afër Severodonetsk në rajonin e Luhansk, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme