Shqipëria shton armatimet, porosit antitankun amerikan që po përdoret nga ushtria ukrainase në luftë

16:56 | 19 Maj 2022
L G

Shqipëria ka porositur raketahedhësin antitank Javelin, që po përdoret masivisht nga ushtarët uukrainas në luftën kundër pushtuesve rusë.

Njoftimin e jep vetë kompania amerikane që prodhon këto armatime, “Lockheed Martin”. Sipas saj, kompania ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1300 antitankeve të tillë, me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete, si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda.

“Po punojmë shumë për të realizuar porositë”, tha Dave Pantano, zv.presidenti i departamentit të prodhimit të sistemit Javelin.

Këto raketahedhës mbahen në shpatull nga ushtarët dhe peshojnë rreth 20 kg. Sipas Lockheed Martin, ato janë një rreze që arrin deri në 4 kilometra.

Këto armë janë bërë pjesë vendimtare e luftës në Ukrainë, të përdorura gjerësisht nga trupat vendase për të zmbrapsur sulmin e ushtrisë ruse në disa rajone, duke shkatërruar tanket e forcave armike.

Deri tani, Ukraina ka marrë më shumë se 5500 raketahedhës të tillë dhe vendet aleate janë zotuar të dërgojnë edhe më shumë./a2news/

Të ngjashme