Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për “vrasje të rëndë”.
“Vrasja e rëndë” ka ndodhur më 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.
Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) Qorri dhe Lirim (Naser) Tusha.
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...