Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për shkeljen e rregullave të luftës

11:47 | 19 Maj 2022
A. B.

Dy ushtarë të tjerë rusë kanë pranuar fajin për shkeljen e rregullave të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës nga vendi.

Aleksandr Bobykin dhe Aleksandr Ivanov dolën para gjykatës mëngjesin e sotëm. Ata u akuzuan për granatimin e zonave civile të Ukrainës me raketa GRAD, raporton Sky news.

Redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn tha se Bobykin i tha gjykatës se njësia e tij ishte njoftuar se do të zhvillonte stërvitje me ushtrinë bjelloruse, por u devijuan në Ukrainë dhe u urdhëruan të bombardojnë Kharkiv.

Ata janë ushtarët e dytë dhe të tretë rusë që dalin në gjyq gjatë luftës pas rreshterit Vadim Shishimarin, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar në Ukrainën verilindore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme