Deputeti i PDK-së, Isak Shabani e ka shprehur zhgënjimin e tij me dënimin e shqiptuar nga Gjykata Speciale me 10 vjet burgim për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Shabani tha se Gucati e Haradinaj “nuk kanë bërë asnjë krim”.
“Kjo gjykatë është e padrejtë sepse është selektive”, tha ai.
Deputeti i PDK-së tha se të mërkurën iu shua edhe shpresa e vogël në këtë gjykatë.
“Një shpresë e vogël na mbante deri dje, por gjykata dje dënoi drejtësinë dhe jo çlirimtarët”, tha ai.
Shabani foli për mënyrën se si u shpall aktgjykimi.
“Për ironi, dënimi ndaj tyre u shqiptua në emër të popullit të Kosovës. Po iu themi që Kosova është me bijtë e vetë si dhe jemi kundër absurdeve që bartin emrin drejtësi, e në fakt janë padrejtësi”, tha ai./arbresh.info/
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision