Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë, se po nxit një krizë globale të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve ukrainase.
Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë se po e përdor ai armë ufte bllokimin e eksporteve të drithit nga Ukraina. “Përmes bllokadës së porteve ukrainase, shkatërrimit të hambarëve, rrugëve dhe shinave të trenit dhe veçanërisht arave të fermerëve, Rusia ka filluar një luftë të drithit, që po ndez një krizë globale të artikujve ushqimorë”, tha Baerbock në Nju Jork të mërkurën. Për Baerbock Rusia nuk zhvillon vetëm një luftë brutale me tanke, raketa dhe bomba, por edhe “me një armë tjetër të tmerrshme, por të pazëshme: urinë dhe privimet.” Kjo ndodh në një kohë, kur në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë miliona vetë kërcënohen nga uria.
Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, Rusia mban të bllokuar livrimin e 20 milionë tonëve me drithëra sidomos në drejtim të Afrikës veriore, Azisë dhe një pjesë të madhe e tyre ndodhet në portin e Odesës. Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithit. Ishte SHBA ajo që i vendosi në axhendën e OKB-së konsultimet për sigurinë e furnizimit me ushqime në botë dhe ftoi 30 shtete në Nju Jork. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka rritur presionin ndaj Moskës. “Rusia duhet të lejojë eksportin e sigurtë nga portet ukrainase të drithit të magazinuar”, ka thënë Guterres.
Lufta do të zgjasë
Ndërkohë në Kiev presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përgatitur popullin ukrainas për një luftë të gjatë. Në një fjalim me video të mërkurën në mbrëmje, ai i drejtua qytetarëve në zonat e pushtuara në jug, duke i dhënë shpresë, se Ukraina do t’i çlirojë ata. Në këtë kontekst ai bëri të ditur edhe zgjatjen e të drejtës së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm edhe me 90 ditë të tjera deri më 23 gusht. “Ushtria jonë dhe të gjithë ata që mbrojnë shtetin, duhet të kenë në dorë të gjitha mjetet ligjore për të vepruar në qetësi.”/DW
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...