Aksident me fatalitet në Rrugën e Kombit, makina bie në greminë

09:23 | 19 Maj 2022
A. B.

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit me pasojë një humbje jete dhe një i plagosur.

Një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Viktima dhe i plagosuri, i cili është në gjendje të rëndë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre.

Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti jashtë saj nuk ka trafikndarëse. /A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme