Kylian Mbappe do të njoftojë lëvizjen nga Real Madrid këtë javë?

08:33 | 19 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është gati të njoftojë largimin e tij nga skuadra franceze.

Pa kontratë në qershor, Mbappe prej kohësh pritet t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Okdiario thotë se do të njoftojë largimin e tij në ditët në vijim dhe do të bëjë këtë me fjalë falënderimi dhe pa qortuar klubin pavarësisht presioneve të përjetuara në vitin e fundit.

Mbappe do të largohet nga PSG dhe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm. Francezi, i cili ka marrë vendimin e tij dhe është i parevokueshëm, do ta shpallë atë në ditët në vijim.

Gjatë ditës së djeshme, është zbuluar se dyqani online i PSG-së ka hequr fanellën me numrin 7 të Mbappe nga shitjet e tyre në dispozicion.

Udhëheqja e Real Madrid është bindur se lojtari do të shpallë lamtumirën e tij me PSG-në përpara duelit të së shtunës në Parc des Princes kundër Metz – ndeshjes së fundit të sezonit. Me fjalë të tjera, Mbappe mund të njoftojë largimin e tij në 72 orët e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme