“Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë – ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë vendime sovrane rreth aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës,” kështu tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për mediumin serb kossev.
Hovenier gjatë kësaj jave vizitoi për herë të parë Mitrovicën e Veriut që nga emërimi si ambasador i SHBA-së në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Ai ka drekuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ia kanë përcjellë “shqetësimet e tyre”, si dhe u ka përcjellë përkushtimin e SHBA-së për disa parime, ndër to “që Kosova është sovrane dhe e pavarur”.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke”, tha Hovenier.
Ambasadori nënvizon se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe “do të punojë me partnerët tanë për ta përmirësuar atë”.
Edhe pse thotë se gjithçka varet nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.
“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative ndërsa kjo të arrihet shumë shpejt”, përfundoi ambasadori.
Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Martti Ahtisaarit
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës