Përgjigja e Moskës ndaj vendimit të Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO do të jetë një surprizë dhe do të merret kryesisht nga ushtria, pasi të merren parasysh një sërë faktorësh që do të jenë specifikë për anëtarësimin e Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
E pyetur nga një gazetar finlandez në lidhje me masat ushtarako-teknike që Rusia planifikon të marrë kundër Finlandës lidhur me aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, Zakharova tha se do të jetë “suprizë”, transmeton portal arbresh.info
“Me këtë çështje do të merret Ministria jonë e Mbrojtjes. Ne do të marrim një vendim pasi të kemi parasysh një sërë faktorësh dhe detaje se si do të ecë përpara pranimi i Finlandës në NATO. Vendimi do të merret në bazë të të gjithë këtyre faktorëve”, tha ajo.
Rusia ka kundërshtruar zgjerimin e NATO-s dhe anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...