Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Udhëheqësen e USAID, Samantha Power, me të cilën diskutoi për projektet aktuale të USAID që po gjejnë zbatim në Kosovë dhe për mundësitë e reja.
“Duke e falënderuar fillimisht për ndihmën e vazhdueshme të USAID ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Power për progresin, arritjet dhe synimet e Qeverisë në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë. Përmirësimi i indikatorëve të demokracisë në njërën anë dhe qeverisja e mirë dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit në anën tjetër, janë themeli i një rritje të qëndrueshme ekonomike që i duhet vendit, u shpreh kryeministri Kurti”.
Gjatë takimit u diskutua për fushat me potencial të veçantë në Kosovës, si ajo e teknologjisë së informacionit dhe energjisë së ripërtëritshme./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...