Google ADS

Samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 23 qershor

19:54 | 18 Maj 2022
L G

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se një samit i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Bruksel më 23 qershor dhe se temë kryesore do të ketë politikën e zgjerimit.

Michel këtë e bëri të ditur në prag të vizitës së nesërme në Beograd teksa vlerëson se procesi i zgjerimit duhet të jetë “më i shpejtë, gradual dhe i kthyeshëm”, duke thënë se partnerëve në Ballkanin Perëndimor duhet t’u ofrohen përfitime sociale dhe ekonomike gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, në vend që të presin përfundimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

“Zgjidhja është në integrimin progresiv dhe gradual, tashmë gjatë procesit të anëtarësimit. Kur shteti plotëson standardet e nevojshme në sektor, ai mund të marrë pjesë aktivisht me një zë këshillues në punën e Këshillit të Ministrave në varësi të agjendës”, tha ai.

Sipas propozimit të Michel, vendi kandidat do të integrohej gradualisht në aktivitetet e BE-së, pasi konfirmohet pajtueshmëria e tij me ligjin evropian, në fusha të caktuara të tregut të brendshëm, roaming-un apo tregun e përbashkët të energjisë.

“Në të njëjtën kohë, duke arritur standardet e nevojshme, vendi do të kishte akses në programet dhe fondet evropiane tashmë në fazën e anëtarësimit. Nga ana tjetër, nëse një vend heq dorë nga sundimi i ligjit, disa nga përfitimet e fituara përmes integrimit mund të hiqen”, u shpreh Michel.

“Dua të jem plotësisht i qartë: qëllimi i kësaj nisme nuk është në asnjë mënyrë të zëvendësojë zgjerimin, ose të gjejë një justifikim të ri për zvarritje. Nuk ka asnjë garanci që ata që marrin pjesë do të jenë një ditë anëtarë të Bashkimit Evropian”.

“Politika e jashtme do të ishte fusha kryesore e bashkëpunimit brenda këtij Komuniteti dhe krerët e shteteve apo qeverive të vendeve pjesëmarrëse do të merrnin drejtimin dhe do të takoheshin të paktën dy herë në vit”.

Të ngjashme