Klopp thotë se Liverpool ka një armë sekrete përpara takimit të tyre me Real Madrid

14:52 | 18 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid do të përballet me Liverpoolin ne Paris më 28 maj, në kuadër të finales së Champions League.

Peridha e finales është e ndryshme për çdo ekip.

Madridi siguroi LaLigës me katër ndeshje përpara dhe e kanë përdorur pjesën e fundit të sezonit të tyre si një lloj kampi stërvitor parasezonal.

Ata luajnë me Real Betis të premten në mbrëmjë në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit dhe më pas kanë tetë ditë për t’u përgatitur për Liverpoolin.

Megjithatë, Liverpooli po jeton një moment me intensitet të vërtetë. Ata mundën Chelsean për të ngritur FA Cup të shtunën dhe erdhën nga prapa për të mposhtur Southampton 2-1 në mbrëmje.

Ata janë ende në mes të një gare intensive për titull me Manchester City. Ata luajnë me Ëolverhampton Ëanderers të dielën në ditën e fundit të sezonit dhe ende mund të fitojnë Premier League.

Jugen Klopp, duke folur në komentet e marra nga Marca pas fitores së Liverpoolit ndaj Southampton, shpejgoi sekretin e suksesit të ekipit të tij me dhuntinë e zakonshme.

“Jam shumë i kënaqur me performancën, është mjaft prekëse”, tha ai.

“Është sikur, ëoë. Të kesh këta djem është si të kesh Ferrari në garazh. Ju i lëshoni jashtë dhe ata e bëjnë këtë mirë”.

“Nuk jam i sigurt që herën e fundit që luajti Harvey Elliot, Curtis Jones ka luajtur vetëm një herë në një kohë, është një krim që Takumi Minamino nuk luan më shpesh. Alex Oxlade – Chamberlain gjithashtu. Ai as nuk luajti dhe është në formë të jashtëzakonshme”.

“Ndonjëherë është shumë e vështirë për djemtë. Por çfarëdo që të ndodhë këtë vit do të ndodhë për shkak të grupit. Ata janë të jashtëzakonshëm dhe e kanë treguar sërish”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme