Shorti vendos, veriu ju takon tifozëve të Dritës, jugu atyre të Llapit në finalen e Kupës së Kosovës

13:45 | 18 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Llapi e Drita do të luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll ndeshje kjo që do të luhet me 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Tashmë edhe është tërhequr shorti se cila skuadër do të cilësohet si vendase dhe cila pjesë e tribunave iu takojnë tifozëve.

Kështu “Legjendat” do të jenë në Jug ndërsa ata të Dritës “Intelektualët” në Veri.

“Sot më datë 18.05.2022 në selinë e FFK-së, në praninë e përfaqësuesve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Dritës dhe Llapit është bërë tërheqja e shortit ku është përcaktuar ekipi vendas, Drita, e ekipi mysafir Llapi. Sipas shortit, tifozëve tanë “Legjendave” u takon tribuna në sektorin Jug, kapaciteti i së cilës është 2613 tifozë.

Finalja e Kupës së Kosovës, Drita – Llapi zhvillohet më 26 maj nga ora 20:00 në Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme