Në Kiev do të zhvillohet gjyqi i parë për krimet e luftës ndaj një ushtari rus. Ushtari 21-vjeçar Vadim Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit, shkruan BBC.
Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia, ndërsa Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët.
Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur dhe aty ka vrarë një burrë 62-vjeçar ukrainas që po lëvizte me biçikletë.
“Me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë një sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të ngelet pa u dënuar,” tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova./abcnews.al/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...